PJESË KËMBIMI · QË NGA 1993
NËSE S'E KEMI NE,
S'E KA ASKUSH.
Pjesa e saktë për automjetin tuaj. Për çdo markë, me përvojë dhe zgjidhje që nga viti 1993.
MARKAT QË MBULOJMË
BEST-TECH AUTOMOTIVE / SHQIPËRI
HISTORIA JONË · QË NGA 1993
QË NGA 1993.
PJESA E SAKTË.
Mbi tre dekada përvojë në tregun e pjesëve të këmbimit në Shqipëri.
Best-Tech Automotive furnizon me pjesë këmbimi servise, biznese dhe drejtues automjetesh. Me lidhje furnizimi në Gjermani, Japoni, Itali, Kinë dhe tregje të tjera, punojmë për të gjetur pjesën e përshtatshme për çdo kërkesë.
Nga identifikimi i pjesës te dorëzimi, fokusi ynë mbetet i njëjtë: zgjidhje të sakta, shërbim korrekt dhe përgjigje në kohë.
PRODUKTET TONA
KATEGORITË KRYESORE
Pjesë këmbimi për një gamë të gjerë automjetesh. Zgjidhni kategorinë që ju nevojitet.
Sistemi i frenimit
Disqe, ferrota, kalipera
Amortizimi & drejtimi
Amortizatorë, susta, krahë
Motori & komponentët
Rripa, pompa, guarnicione
Filtra & mirëmbajtje
Filtra ajri, vaji, karburanti
Sistemi elektrik
Alternatorë, motorina, sensorë
Ftohja & klimatizimi
Radiatorë, pompa uji, termostate
JU DUHET NJË PJESË SPECIFIKE?
Na tregoni çfarë pjese kërkoni dhe modelin e automjetit. Ekipi ynë do t'ju kontaktojë për të konfirmuar pjesën e përshtatshme dhe çmimin.
DËRGO KËRKESËNBEST-TECH AUTOMOTIVE
PYETJET MË TË SHPESHTA
Gjithçka që duhet të dini për të gjetur pjesën e duhur për automjetin tuaj.
A mund të gjeni pjesë këmbimi për çdo markë makine?
Po! Tek Best-Tech Automotive mund të gjeni çdo pjesë këmbimi që ju nevojitet, për çdo markë dhe model automjeti. Falë eksperiencës sonë dhe rrjetit të gjerë të furnitorëve ndërkombëtarë, sigurojmë edhe pjesët që janë të vështira për t'u gjetur. Na tregoni çfarë kërkoni dhe ne kujdesemi për pjesën tjetër.
A ofron Best-Tech pjesë origjinale?
Po. Best-Tech ndihmon klientët të gjejnë pjesë origjinale sipas markës, modelit dhe specifikimeve të automjetit. Referenca dhe origjinaliteti verifikohen për pjesën konkrete.
Si mund ta gjej pjesën e saktë për makinën time?
Shkruani pjesën që kërkoni në faqen tonë dhe plotësoni formularin me markën, modelin e makinës, numrin VIN, emrin dhe numrin e telefonit. Ekipi ynë kontrollon përputhshmërinë dhe ju kontakton me informacionin për pjesën e duhur.
Ku mund ta gjej numrin VIN të makinës?
Numri VIN është kodi unik identifikues i automjetit tuaj, zakonisht me 17 karaktere. Mund ta gjeni në lejen e qarkullimit, në pjesën e poshtme të xhamit të përparmë nga ana e shoferit, ose në etiketën e vendosur te shtylla e derës së shoferit.
Numri VIN na ndihmon të identifikojmë më saktë pjesët e përshtatshme për automjetin tuaj.
Si mund ta mësoj çmimin e një pjese?
Dërgoni kërkesën përmes formularit në faqen tonë, duke përfshirë të dhënat e automjetit. Ekipi i Best-Tech verifikon pjesën dhe ju kontakton me informacionin për çmimin dhe disponueshmërinë.
A bëni dërgesa në të gjithë Shqipërinë?
Po! Best-Tech Automotive ofron dërgesa në të gjithë Shqipërinë. Falë shërbimit tonë të shpërndarjes, pjesët e porositura mund t'ju dërgohen në qytetin ku ndodheni. Afati i dërgesës konfirmohet sipas vendndodhjes dhe disponueshmërisë së pjesës.
KENI PYETJE TË TJERA?
Nuk e gjetët përgjigjen që kërkoni? Na telefononi dhe ekipi ynë do t'ju ndihmojë.
CILËSI & BESUESHMËRI
MARKAT ME TË CILAT PUNOJMË.
Këtu do të prezantohen markat e konfirmuara të prodhuesve të pjesëve të këmbimit që ofron Best-Tech Automotive.
PJESA E SAKTË
NA TREGONI ÇFARË PJESE KËRKONI.
Plotësoni të dhënat e automjetit tuaj. Numri VIN na ndihmon të identifikojmë pjesën e përshtatshme.
01. Shkruani pjesën që kërkoni.
02. Vendosni modelin dhe VIN-in.
03. Ekipi ynë ju kontakton me çmimin.
KONTAKT